SQ ENG

I&F McCann Grupa merr cmimin e Projektit me te mire Rajonal nga Shoqeria Serbe e Menaxhereve

Sapo është zhvilluar ceremonia e përvitshme e dhënies së çmimeve, e mbajtur nga “Shoqëria Serbe e Menaxherëve” (SAM) e cila i dedikon mirënjohje te gjithë individëve dhe kompanive që kanë arritur sukses të madh në vitin 2013.
 
Në kategorinë “Projekti më i mirë Rajonal”, vendi i tretë iu dha “I&F McCann Grupa”, për suksesin në biznesin rajonal dhe për praninë në tetë tregje, në të gjithë Evropën Juglindore. Forcimi i organizatës rajonale të grupit dëshmon përkushtimin e “I&F McCann Grupa” për promovimin e idesë së lidhjes dhe performancës së ndërsjellë të rajonit tonë. Çmimi i parë në të njëjtën kategori i shkoi “Oil Industries of Serbia” (NIS), për projektin e tyre në lidhje me stacionet e gazit në rajon, ndërsa çmimi i dytë iu dha Nektar. 
 
“SAM” ka aplikuar një sërë kriteresh për të marrë një vendim të kualifikuar: mendimi vizionar, promovimi i rajonit si një destinacion për investime dhe krijimi i një marke rajonale. “I&F McCann Grupa” është identifikuar si një udhëheqës rajonal në fushën e komunikimit të tregut, dhe si një kompani që ka bashkëpunuar për vite me kompani ndërkombëtare, rajonale e lokale, në tregun rajonal. Përgjegjësia, njohuria, kreativiteti, përkushtimi dhe profesionalizmi kanë siguruar udhëheqje rajonale në bashkëpunim me klientët tanë: The Coca-Cola Company, Carlsberg, Johnson&Johnson, Reckitt Benckiser, Raiffeisen Bank, Danube Foods Group, Omega Pharm, për të gjitha agjencitë anëtare të “I&F McCann Grupa”. Bashkëpunimi rajonal me klientët tanë, mes kritereve të tjera, ishte më kryesori për këtë çmim të marrë.
 
Suksesi rajonal reflektohet edhe nëpërmjet njohjeve që janë dhënë këtë vit për anëtarët e “I&F McCann Grupa” në festivalin BalCannes në Rovinj, dhe Golden Drum e SEMPL në Portorož. Në rolin e lektorëve, moderatorve dhe panelistëve, menaxherët e “I&F McCann Grupa” kanë marrë pjesë në konventa, konferenca, dhe panele profesionale të shumta.
 
Qëllimi i këtyre çmimeve vjetore është promovimi i një mjedisi biznesi për menaxherët, për të profesionalizuar më tej punën menaxheriale, si dhe për të afirmuar kompanitë, menaxherët, institucionet arsimore dhe gazetarët të cilët janë mbrojtësit e kushteve më të mira të biznesit, dhe në përgjithësi për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. “I&F McCann Grupa” ka qenë anëtar i “SAM” që nga viti 2008. Duke pasur parasysh që një nga qëllimet e “SAM” është edhe përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal, fakti se “I&F McCann Grupa” është duke kontribuar në promovimin dhe zhvillimin e ekonomisë serbe dhe rajonale përbënte një faktor vendimtar për të fituar këtë çmim prestigjioz.