SQ ENG

“McCann Grupa” ndryshon emrin ne “I&F McCann Grupa”

Beograd, 23 dhjetor 2013 – “McCann Grupa”, një prej sistemeve lider të komunikimit në Europën Juglindore, do të punojë nën një emër të ri: “I&F McCann Grupa”.
 
Ndryshimi i emrit simbolizon dhe thekson më tej vazhdimësinë e agjencisë, e cila ka qenë prezente në treg prej më shumë se dy dekadash dhe tashmë operon me sukses në të gjithë rajonin.
 
I&F McCann Grupa” operon me sukses në tetë vende të rajonit, duke punësuar afërsisht 300 profesionistë. “I&F McCann Grupa” i ofron klientëve ndërkombëtar, rajonal dhe lokal, shërbime strategjike dhe kreative moderne të cilat i përshtaten nevojave të tyre për ndërtimin e markës përmes gërshetimit të të gjithë kanaleve të komunikimit. Rezultati i njohurive dhe përkushtimit, profesionalizmit të spikatur, kreativitetit dhe përgjegjshmërisë, reflektohet në bashkëpunimin afatgjatë me klientët tanë dhe në mbi 150 çmime në festivale kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë dy çmime në festivalin më të rëndësishëm të industrisë: “Cannes Lions”.
 
 
---
Agjencitë që operojnë brenda “I&F McCann Grupa” janë pjesë e McCann Worldgroup (www.mccannworldgroup.com), historia 111-të vjeçare e së cilit e ka ndihmuar të pozicionohet si një prej rrjeteve ndërkombëtarë më të rëndësishëm të komunikimit me prezencë në më shumë se 120 vende. McCann Worldgroup është pjesë e grupit të kompanive Interpublic (www.interpublic.com), korporatës ndërkombëtare më të vjetër amerikane, të bazuar në New York.