SQ ENG

Drame ne Taksi: McCann Beograd sjell teatrin klasik shtigjeve guerile

Më shumë se 600,000 shikime në YouTube është rezultati i menjëhershëm i fushatës së McCann Beograd, “Dramë në Taksi” vetëm në pak ditë pas nisjes së saj.
 
Dhe ky nuk është rasti kur kërkohet të shitet një produkt çfarëdo, por të luhet teatër me ‘live’ me qytetarë që nuk dyshojnë se janë bërë pjesë e lojës. Klienti për një akt të tillë është Teatri Jugosllav i Dramës, një institucion i njohur kulturor në kryeqytetin serb.
 
Tre aktorë nga Teatri Jugosllav i Dramës kaluan një ditë në një rol të pazakontë – duke ngarë një taksi nëpër rrugët e Beogradit, duke recituar përshtatjet e tyre personale nga vepra të njohura dramatike në drejtim të pasagjerëve të pavetëdijshëm për çka ndodhte. Kamera të fshehura ishin vendosur në makina duke filmuar reagimet e pasagjerëve ndërsa këta të fundit dëgjonin fabulat e “Otellos”, “Krim dhe ndëshkim” dhe “Tregtari i Venecias”, t’u zhvilloheshin para syve në mënyra origjinale. Veprat ishin vendosur në skenarë të jetës reale dhe të përmbledhura në çastet më interesante, tronditëse dhe dramatike që zgjasnin mbi dy minuta.
 
“Për një person kreativ në një agjenci reklamash, një nga kënaqësitë më të mëdha është kur diçka që ne konceptojmë për një fushatë bëhet pjesë e kulturës pop dhe të diskutimeve të përditshme të njerëzve. Njerëzit filluan menjëherë të bënin humor me shprehjet si “mos e detyro babushin të të shtypë me makinë”, apo “dosa plakë ka vënë mënjanë para”, thotë Vladimir Cosic, drejtori kreativ i agjencisë McCann Beograd, duke shtuar: “Falë përdorimit të një qasjeje tjetër ne arritëm të familjarizojmë publikun e gjerë me shfaqjet e TJD-së dhe provuam me efikasitet se i ashtuquajturi art i “lartë” mund të jetë zbavitës, ngacmues dhe interesant”.
 
Në vijim, mund të shihni edhe tre videot e fushatës. Mos harroni të aktivizoni shfaqjen e titrave tek videot!
 
Dramë në Taksi - Më ngacmues se Shakespeare
 
Dramë në Taksi - Dostoevsky rrugëve të Beogradit
 
Dramë në Taksi - Hakmarrja veneciane sipas stilit serb