SQ ENG

McCann Tirana, anetar i Dhomes Amerikane te Tregtise

McCann tashmë përfaqësohet në forumin më të madh të bizneseve ndërkombëtare dhe lokale për shkëmbimin dhe adresimin e çështjeve të biznesit.
 
Më 17 Prill, Bordi i Dhomës Amerikane të Tregtisë miratoi anëtarësinë e McCann. Prej këtej, McCann Tirana është gjithashtu pjesë e publikimeve që bëhen nga Dhoma Amerikane gjatë vitit, ku përfshihen Raporti dhe Axhenda Vjetore dhe Indeksi i Biznesit. McCann tashmë përfaqësohet në forumin më të madh të bizneseve ndërkombëtare dhe lokale për shkëmbimin dhe adresimin e çështjeve të biznesit. Anëtarësia në Dhomën Amerikane është e rëndësishme për McCann Tirana në identifikimin e  partnerëve të biznesit, për të shtuar përpjekjet e lobingut dhe vigjilencën ndaj mundësive për biznes.
 
Anëtarësia në këtë organizëm të rëndësishëm biznesi ka një ndikim pozitiv në hapësirat e komunikimit me aktorë të ndryshëm interesi dhe në integrimin e thelluar të agjencisë në marrëdhëniet dhe zhvillimet e mjedisit korporativ në Shqipëri.
 
Duke u përditësuar mbi dinamikat e sipërmarrjes, ndryshimet rregullatore që prekin sektorin e biznesit dhe me vendosjen e kontakteve të afërta me një sërë vendimarrësish, McCann sjell një vlerë të shtuar edhe për klientët e agjencisë. Si anëtar, McCann është i ftuar të bëjë amendamente dhe të propozojë ndryshime të projektligjeve që i janë parashtruar Dhomës Amerikane nga institucionet publike.
 
McCann Tirana gjithashtu merr ftesa sistematike për të marrë pjesë në shfaqje të tregtisë ndërkombëtare dhe konferenca, takime B2B, seminare, kurse trajnimi, forume biznesi, tryeza të rrumbullakëta biznesi, panaire të punës, aktivitete në rrjet me zyrtarë të lartë qeveritarë në nivele diplomatike dhe ndërkombëtare, si dhe në aktivitete të karakterit shoqëror.