SQ ENG

McCann Beograd, agjencia me e suksesshme ne rajon

Agjencia McCann Beograd u shpall si agjencia më e mirë në rajon në festivalin mbi industrinë e reklamës "BalCannes", i cili u mbajt në Weekend Media Festival në Rovinj.
 
McCann Beograd u shpall agjencia më e mirë e vitit nga portali i specializuar për reklamat, Media Marketing, pas një vendimi të mbështetur në mënyrë unanime nga juria e BalCannes, e cila përbëhet nga përfaqësues të specializuar të medias nga Serbia, Kroacia, Bosnja & Hercegovina dhe Maqedonia.
 
"Falë krijimtarisë së profesionistëve tanë të rinj dhe cilësisë së punës dhe shërbimeve që kontribuan ndaj suksesit komercial të klientëve tanë, McCann Beograd dëshmoi sërish se jemi një nga agjencitë më të suksesshme, për çka jam shumë krenar. Ky çmim është një testament për vizionin tonë që të jemi partneri i preferuar i komunikimit për të gjithë partnerët tanë, qofshin kompani loakale, rajonale apo shumëkombëshe“, komentoi mbi çmimin Srdan Saper, themeluesi i I&F McCann Group, ku operon McCann Beograd.
 
BalCannes i këtij viti mori një rekord prej 148 aplikimesh nga 57 agjenci të shpërndara në 6 vende të rajonit. Në përzgjedhjen përfundimtare të 25 fushatave rajonale më të mira, McCann Beograd u përfaqësua me tre punë, kufiri i lejuar për një agjenci të vetme. Tre fushatat ishin: "Taxi Drama", realizuar për Yugoslav Drama Theatre  (JDP); vazhdimësinë e fushatës së Raiffeisen Bank "Can do"; dhe "Mushkëri për Qytetin", të cilën skuadra kreative e McCann Beograd konceptoi dhe zbatoi për MK Mountain Resort. Agjencitë e McCann në Beograd, Shkup, Podgorica dhe Sarajevë, të gjitha pjesë të I&F McCann Group, dorëzuan 14 projekte në BalCannes. Krahas tre fushatave të McCann Beograd që arritën në finale, ishte edhe fushata e McCann Skopje "Skopje" (Shkupi), realizuar për Birra Skopje.
 
"Taxi Drama" fitoi çmimin SoMoBorac që Weekend Media Festival jep për fushatat më të mira në terren apo dixhitale dhe në media sociale.
 
    
 
"Jemi jashtëzakonsiht të kënaqur që morëm të dyja çmimet, të parin për agjencinë më të suksesshme të vitit dhe tjetrin për fushatën më virale të vitit, e cila është Taxi Drama. Ka shumë sfida të punës së përditshme që na kërkojnë të përmirësohemi vazhdimisht. Për ne, vlerësimi nga brenda industrisë është një tregues i rëndësishëm që po ia dalim me sukses dhe na frymëzon që të jemi më të mirët e mundshëm", vëren Olivera Perković, Administratore e agjencisë McCann Beograd.
 
Weekend Media Festival, mbajtur për të shtatën herë në qytetin kroat të Rovinj, mbledh profesionistë nga sektori i komunikimi në rajon. Agjencitë, media dhe reklamuesit e bëjnë tërësisht të merituar titullin e saj si eventi më i madh vjetor i marketingut.