SQ ENG

Nje njeri me talent te gjithanshem dhe menaxheri me i suksesshem ne industrine rajonale te reklamave

Srdjan Saper: E konsideroj çmimin e Arritjeve në Karrierë të UEPS si një çmim për performancën e mirë në këtë pjesë të parë të karrierës sime. Pjesa e dytë po luhet ende dhe do të shohim nëse do të ketë kohë shtesë apo penallti. Për sa kohë që dikush vazhdon të luajë kundër vetvetes, loja është ende e hapur.
 
Lexuesit më të vjetër mund ta mbajnë mënd atë si liderin e grupit muzikor VIS Idoli. Z. Srdjan Saper është një njeri me shumë dhunti. Ai është përfshirë në muzikë, ka aktruar në filma dhe ka qenë regjisor më videoklipe të ndryshme muzikore. Ai ka studiuar për mjekësi, letërsi botërore, histori, filmografi dhe regjisurë, përpara se të diplomohej nga Universiteti i Arteve Dramatike. Ai donte të punonte si regjisor filmash, por sot, edhe pse sipas tij ajo kohë me shumë gjasa ka kaluar, ai mund të ishte bërë një producent filmash. Në një moment, lidhjet sociale e shtynë atë drejt politikës. Ai ka qënë një menaxher i suksesshëm për shumë vjet. Z. Srdjan Saper themeloi agjencinë e tij të parë, Idols & Friends 19 vjet më parë, dhe ka kryesuar me sukses rrjetin e agjencive McCann për 17 vitet e fundit, fillimisht me atë të Beogradit dhe Shkupit.
 
Sot ai drejton I&F Grupa, me agjenci në tetë shtete përgjatë rajonit. Ai admiron njerëzit që punojnë me të në McCann dhe beson se ata janë forca që e bëri I&F McCann Grupa atë çfarë është sot – sistemin më të madh dhe më të suksesshëm të reklamave në rajon. Së fundmi, gjatë Festivalit të Fundjavës së Medias të këtij viti, McCann Beograd u shpall Agjencia Rajonale e Vitit.
 
Sa ju kanë mbështetur prindërit tuaj gjatë karrierës muzikore dhe angazhimeve ndaj grupit tuaj, VIS Idoli, (të cilët u shndërruan në liderët e “new wave-it” serb dhe skenës muzikore jugosllave) dhe rebelimit që ju shprehnit nëpërmjet këngëve që ju kompozuat e performuat? 
 
Ata nuk më mbështetën në mënyrë të veçantë, por as nuk më kanë penguar. Ata besonin se unë e dija atë çfarë ishte më e mira për mua. Natyrisht, në fillim ishin të shqetësuar se do të konsumonte shumë nga koha ime dhe në fund nuk do arrija të kisha ndonjë “aftësi praktike në jetë”. Sidoqoftë, koha ka treguar se gjërat në fund shkojnë në vendin e vet, dhe zgjedhjet e mia të jetës ishin, fillimisht dhe kryesisht, të motivuara nga një dëshirë për të përjetuar sa më shumë të ishte e mundur në një kohë sa më të shkurtër. Idols, ishin në këtë drejtim, një eksperiencë fantastike. Të jem i sinqertë, kam pasur shumë fat.  
 
Prirja juaj për muzikë dhe arte ju shtyu të studionit filma, megjithëse ishit pranuar në mjekësi. A ishte ky faktori që ju çoi drejt një karriere në industrinë e marketingut, për shkak të vartësisë së tyre në reklamat TV? 
 
Unë kam studiuar mjekësi, letërsi botërore, histori, film dhe regji TV, por në fund jam diplomuar nga Universiteti i Arteve Dramatike. Po të filloja sot, do isha në dijeni që Universiteti është thjesht një vazhdimësi e shkollës së mesme, diçka për të shtyrë të rinjtë të marrin më lehtësisht njëfarë vendimi për jetën, bazuar te eksperiencat civile të atyre që i paraprinin. Sidoqoftë, në atë kohë, unë isha një prej pak personave që kishin një ide më të qartë. Në atë kohë “dy-dimensionale”, besohej se zgjedhjet akademike ishin gjithashtu zgjedhje të karrierës; dhe për mua kjo provoi të ishte e vërtetë; si një regjisor i ri dhe kompozitor, unë nisa bashkëpunimin me dy shokët e mi, Boris dhe Tucko (Branimir Dimitrijević dhe Boris Miljković), dhe filluam të krijonim reklama televizive. Kjo ndodhin në vitin 1984, dhe përcaktoi hyrjen time në botën e marketingut. 
 
Ju filluat me agjencinë tuaj të parë Soda Film, vetëm për të themeluar një agjenci të re, Idols & Friends, në 1995...por vetëm dy vjet më vonë ju siguruat të drejtat e franshizës për të ngritur agjencitë e McCann fillimisht në Beograd, dhe më pas në Shkup. Çfarë ju motivoi që ta merrnit këtë vendim? 
 
Unë dhe Tucko themeluam Idols (unë) & Friends (ai) në 1995; ne menduam se do ishte interesante të transformonim gjithçka që dinim në diçka që do të ishte e dobishme për profesionin, reklamuesit dhe për ne vetë. Ne donim të ishim të lirë! Dhe të kishim kontroll mbi punën tonë. Kështu vazhduam në kapitalizëm atë që ne dëshironim në socializëm. Për të zbuluar formën që i shkonte për shtat shpirtit tonë sipërmarrës. Dhe kjo ishte një agjenci. Nuk ka gjë më të mirë se ta kesh vetë në dorë suksesin dhe dështimin, dhe të marrësh përsipër gjithë përgjegjësitë. Marrja e përgjegjësisë është ajo çka më bën më shumë përshtypje midis liderëve të vërtetë dhe atyre që kontrollojnë gjëra të mëdha dhe të vogla në këtë botë. Ne krijuam një USP për kompaninë tonë: E drejta për të rrezikuar! Në këtë profesion të gjithë duhet të rrezikojnë për të zbuluar qëllimin e vërtetë dhe të madh. Në vitin 1997, unë themelova agjencitë McCann në Beograd dhe Shkup, dhe më pas në shtete të tjera të rajonit.
 
 
Vitin e shkuar ju shënuat 15 vjetorin që drejtoni me sukses “I&F McCann Grupa”, që tashmë është shtrirë në tetë shtete përgjatë rajonit. Në këta 17 vjet, cili ishte çelësi i këtij zgjerimi? Kishin të bënin dy Luanët në Cannes të fituara nga McCann Beograd dhe McCann Shkup? 
 
Nuk besoj; Luanët në Cannes ishin rezultat i suksesit tonë. Faktori kyç ishte që ne çdo vit që kemi jemi marrë me këtë biznes, kemi mbledhur njerëzit më të mirë. Ka pasur momente të vështira dhe muaj fantastikë, situata të paharrueshme, javë, vite. McCann ka qënë gjithmonë një kompani ku njerëzit kishin dëshirë të punonin aty dhe jo diku tjetër.
 
Ne kemi pasur sukses (dhe ndoshta mund të kishim akoma më shumë sukses) në krijimin e një ndjeje kolektive që puna te McCann ishte diçka e veçantë; kjo erdhi si rezultat i punësimit të njerëzve vërtet të jashtëzakonshëm. Kur të vijë 20 vjetori jonë, do përpiqemi të mbledhim të gjithë bashkë ata që kanë punuar me ne; do të shihni se është një botë më vete! McCann tani duket vërtet si një pjesë e madhe e jona në botë. Ne jemi përpjekur gjithmonë që të jetë kështu, pa patos, por edhe pa ankesa provinciale. Nuk kemi pasur kurrë ndonjëherë komplekse të këtij lloji.   
 
Agjencitë që punojnë përbrenda I&F McCann Grupa kanë arritur sukses të madh, dhe në muajt e fundit kemi patur mundësinë të shohim tre fushata vërtet unike të cilat do të mbahen mend në rajon: agjencia McCann Sarajevo ishte pjesë e një ekipi që realizoi filmin Bubamara (Nuse Pashke) për The Coca-Cola Company; fokusuar në pjesëmarrjen e në kombëtares së futbollit Bosnia&Herzegovina në FIFA World Cup; Fushata “Respekto Edhe të Gjallët”, konceptuar nga agjencia McCann Tirana, për Ministrinë Shqiptare të Punëve të Brendshme, është shembulli i dytë dhe i treti është videoja virale “Taxi Drama”, të cilën e konceptoi McCann Beograd për Teatrin Jugosllav të Dramës JDP, me pothuajse një milionë shikime në YouTube. Çfarë mendoni për vitin e kaluar dhe a është përcaktuar një drejtim të njohur për McCann, diçka që mund të presim nga agjencitë tuaja në të ardhmen?
 
Shpresoj që në të ardhmen, do jemi në gjendje të përqendrohemi më shumë se tani, te ajo që ne e quajmë “ekselenca kreative”. Deri tani, ne jemi fokusuar te strategjitë, të kuptojmë biznesin, zhvillimin rajonal, formimin, për të ardhmen dhe për të gjithë; duke zhvilluar disiplinat e marketingut individual dhe krijimin e platformave për integrimin e tyre në fushatat e klientëve tanë. Në të ardhmen, ne do të fokusohemi fillimisht dhe kryesisht te ekselenca kreative! Ne duam të njihemi për këtë si nga reklamuesit ashtu edhe nga konsumatorët; për këtë kemi punuar gjithë këto vite. Por që t’ia dalim mbanë ne duhet të rivendosim sloganin tonë fillestar në përdorim: “E drejta për të rrezikuar”. Jemi pasuruar nga shumë vite eksperiencë që do e bëjnë këtë rrezik të përballueshëm për të gjithë. Në punën tonë është thelbësore të jesh i ndryshëm, sepse mendja njerëzore është e  ndërtuar në një mënyrë që të perceptojë vetëm rrezikun dhe lëvizjen, ose e thënë ndryshe të vlerësojë atë që dallon nga të tjerët. Nuk e ka kapacitetin të perceptojë “të njëjtën”, dhe 99% e atyre që ekzistojnë sot, bie në atë kategori. Në rajonin tonë, pjesa më e atyre që gjërave ekzistuese mund të konsiderohen të njëjta.
 
McCann po shndërrohet në një sinonim për kreativitetin. Disa nga talentet më të mëdha kreative në rajon punojnë ose kanë punuar në agjencitë tuaja. Mund të themi që krijimi i ekipeve dhe investimi në zhvillimin e talenteve të punonjësve është ai element që ju bën të ndryshëm nga agjencitë e tjera në rajon?
 
Mendoj se do të ishte shumë arrogante nga ana ime nëse do të thoja diçka të tillë. Fushatat e suksesshme dhe kreative janë të ndara thuajse në mënyrë të barabartë në industrinë e advertising. Ka shumë agjenci me fushata kreative dhe inteligjente, por ka edhe nga ato të cilat nuk janë origjinale dhe të pasuksesshme. Të gjithë po përpiqemi të gjejmë vendin tonë në diell. Pa dyshim që do të na pëlqente shumë që pohimi juaj të ishte i vërtetë, por elementi fillestar dhe më kryesor i kësaj të vërtete përcaktohet nga konsumatorët. Kur diskutojmë mbi njerëzit dhe talentin e ekipeve, besoj se është përgjegjësia ime për ta kthyer agjencinë në vendin më të mirë me hapësirë krijuese dhe në të njëjtën kohë me përgjegjësitë që vijnë me këtë proçes. 
 
Ju operoni në tetë vende. Përvetësimi më i fundit ishte McCann Sarajevo. Jeni duke planifikuar një zgjerim të mëtejshëm në rajon?
 
Ne operojmë në të gjithë ish-republikat Jugosllave, por edhe në Bullgari dhe Shqipëri. Nuk duam që kjo të jetë një listë finale, pasi llogjika e rritjes së biznesit, e jona dhe e klientëve tanë, nuk përfundon këtu.
 
Në festivalin e fundit të “Weekend Media Festival”, McCann Beograd u shpall Agjencia Rajonale e Vitit nga reçenca kreative e industrisë, BalCannes. Çfarë nënkupton ky sukses i McCann Beograd për agjencitë pjesë të I&F McCann Grupa? Grupi juaj së fundmi zhvilloi edhe një mbledhje kreative në Rovinj, cilat ishin komentet mbi këtë arritje dhe mbi çfarë tjetër keni diskutuar?
 
Diskutuam mbi maksimizimin e avantazheve të sistemit tonë rajonal, për të vendosur njerëzit më të mirë mbi projektet më të rëndësishme, pavarësisht nga vendi ku zhvillohen. Ky lloj takimesh janë një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide, për të diskutuar mbi mënyrat se si mund të frymëzojmë njëri-tjetrin brenda grupit, për të dalluar, njohur dhe vlerësuar idetë më të mira. Së fundmi, ne duam që kreativët tanë të takohen me njëri tjetrin e të përzihen, gjë që është tejet ngacmuese, pasi njerëzit ngacmohen njëkohësisht edhe nga fushatat e shkëlqyera që të tjerët kanë realizuar. Suksesi i McCann Beogradit më solli shumë gëzim pasi njohu përpjekjet tona përmes gjithë rajonit dhe konfirmoi në një farë mënyre që synimi ynë këmbëngulës për integrim rajonal ka kuptim.
 
Agjencia e medias, Universal Media, fitoi çmimin ‘Grand Sempler’ për agjencinë më të mirë të medias në rajonin e Adriatikut në edicionin më të fundit të “Festivalit Sempl”. McCann Beograd u shpall agjencia më e mirë kreative në rajon dhe fitoi çmimin “SoMo Borac” si një nga agjencitë më të mira dixhitale. Kjo njohje provon në një farë mënyre avantazhin tonë në të gjithë fushat e industrisë së komunikimit. Mendoj se pas gjithë këtyre viteve, gjatë së cilëve tendenca dominuese ka qenë për të ndarë shërbimet në agjenci të specializuara, situata po ndryshon drejt një diskutimi mbi integrimin e ideve. Shpresoj që të mos zhvendosim gjithçka dhe gjithkënd drejt rrjeteve sociale, pasi shpesh herë më krijohet përshtypja që elementi emocional humbet - ai element që mund të shprehet në median tradicionale, por jam i sigurt se në të ardhmen, komunikimi i ideve do të jetë njëjës dhe i adaptuar ndaj strukturave të ndryshme të vëzhgimit. Kreativiteti ka nevojë të jetë gjaku i të gjithë agjencive, pavarësisht fokusit të tyre specifik.
 
Shoqata serbe për Komunikimin Marketing (UEPS) ju ka dhënë cmimin e Arritjeve në Karrierë. A nuk mbërriti shumë shpejt ky cmim? Krijohet përshtypja që në të ardhmen, ju mund të arrini ende zhvillime të rëndësishme e strategjike të cilat mund të përcaktojnë më tej karrierën tuaj. Çfarë do të bëjë UEPS në atë moment? Do ju japë një çmim tjetër?
 
E konsideroj çmimin e Arritjeve në Karrierë të UEPS si një çmim për performancën e mirë në këtë pjesë të parë të karrierës sime. Pjesa e dytë po luhet ende dhe do të shohim nëse do të ketë kohë shtesë apo penallti. Për sa kohë që dikush vazhdon të luajë kundër vetvetes, loja është ende e hapur.
 
 
Kjo intervistë është publikuar nga Media Marketing.