SQ ENG

McCann Tirana, agjencia e pare shqiptare qe fiton nje cmim ne festivalin Golden Drum

Fushata “Respekto edhe të Gjallët” nga McCann Tirana, fitoi çmimin “Silver Drum” në edicionin e këtij viti të festivalit Golden Drum, mbajtur në Slloveni.
 
Kjo është hera e parë që një agjenci që operon në tregun shqiptar fiton një çmim në këtë festival presitigjoz, çka shënon një suskes të madh dhe konfirmon cilësinë e punës dhe krijimtarinë që McCann Tirana ka zhvilluar që kur është themeluar. “Këtë vit, për herë të parë kemi një vend të ri që merr pjesë në Golden Drum. Le t’i urojmë Shqipërisë mirëseardhjen”, thanë organizuesit e eventit duke shpallur debutimin e parë të Shqipërisë.
 
Krahas këtij çmimi, rrjeti i agjencisë McCann në Europën Qëndrore dhe Lindore, brenda të cilit operon si pjesë e I&F McCann Group, u shpall agjencia më e mirë në rajon për të dytin vit radhazi.
 
“Ky çmim është një arsye gëzimi dhe krenarie për ne, dhe jo vetëm sepse është i pari i këtij lloji për McCann Tirana dhe gjithë tregun shqiptar, por sepse Silver Drum u dha për një fushatë të realizuar falas në shërbim të interesit publik. Fushata iu referua problemeve të vendit dhe vlerave universale. Gjithashtu, përfitojmë nga mundësia për të uruar dhe falënderuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila dha mbështetje të vërtetë në terren, duke kontribuar në mundësimin e kësaj fushate”, tha Suela Shtylla, Administratore e agjencisë McCann Tirana.
 
Fushata e McCann Tirana u realizua në partneritet të ngushtë me Kube Studios, partneri në produksion për “Respekto edhe të Gjallët”, si dhe bashkëpunues afatgjatë i agjencisë.
 
“Respekto edhe të Gjallët”, kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore, u zbatua për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, dhe fitoi Silver Drum në kategorinë e Eventeve. Fushata tërhoqi me efikasitet vëmendjen mbi problematikën e sigurisë rrugore, me qëllim vetëdijësimin e shoferëve dhe këmbësorëve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave, duke krijuar debat publik dhe duke u shpërndarë gjerësisht në internet.
 
"Të marrësh çmim dhe të vlerësoshesh në një festival të madh ndërkombëtar si Golden Drum, nga një juri nga gjithë bota, është një arritje e madhe për vendin dhe komunitetin e tij kreativ. Është një kënaqësi e madhe që McCann Tirana provoi sërish se është në krye të vendosjes së standardeve të reja, falë bashkëpunimit të vërtetë të gjithë skuadrës sonë kreative”, tha Ivica Spasovski, Drejtor Kreativ i McCann Tirana.
 
Festivali Golden Drum në Portorož është një nga festivalet më të rëndësishme në rajon, dhe tradicionalisht angazhon ndër agjencitë më të mira të reklamës në nivel botëror. Ky vit shënon përvjetorin e tij të 21-të, dhe organizohet nga Dhoma Sllovene e Reklamës, me pjesëmarrjen e 30 rrjetesh agjencish dhe 291 agjencish nga 24 vende. Bashkërisht ato konkurruan këtë vit me një total prej 1220 projektesh.
 
Mund të shikoni fushatën fituese “Respekto edhe të Gjallët” në vijim ose të lexoni më shumë këtu.