SQ ENG

Festojme se bashku Diten e Pavaresise

Deklarata e Pavarësisë e ka transformuar 28 nëntorin në një gërshetim të historisë, bashkimit, krenarisë dhe festës në memorien kolektive të gjithë shqiptarëve, dhe në një premtim plot shpresë për të ardhmen moderne të Shqipërisë.
 
Koncepti nisi të zhvillohej duke ruajtur qeleshen tradicionale si një motiv kryesor të pasuruar më tej nga ura të njohura shqiptare të cilat ndonëse shërbejnë për të lidhur qeleshet së bashku, njëkohësisht përbëjnë edhe një simbol të shkëmbimit kulturor, ndërveprimit njerëzor dhe komunikimit.
 
Më tej, figurinat përfaqësojnë njerëzit e profesioneve të ndryshme, të cilët shtojnë ndjesinë e vetvetes, imazhin e asaj që sheh secili prej nesh tek vetvetja dhe të miniaturës kundrejt peisazhit madhështor në të cilin jetojmë, punojmë dhe krijojmë lidhje të vazhdueshme.
 
Të gjithë elementët e grupuar përpiqen të simbolizojnë jetën, paqen dhe miqësinë në një tablo surrealiste për një vend që i sjell njerëzit së bashku.
 
 
Me modestinë më të madhe, duhet të themi se vizuali përfundimtar i tejkaloi pritshmëritë tona për një ‘postim të thjeshtë në Facebook’ ndaj dhe u ndjemë të detyruar të detajonim çdo detaj edhe për ju.
 
Së fundmi, ndonëse këtë vizual mund ta ndeshni nëpër citylights të Tiranës gjatë këtyre ditëve, menduam se disa prej jush mund ta pëlqejnë aq shumë sa të duan ta printojnë dhe ta ruajnë në dhomën e tyre. Në rast se ndiheni edhe ju kështu, ne do të donim t’ju inkurajonim ta bënit tuajin posterin duke e shkarkuar këtu për ta printuar më pas.
 
Gëzuar Festën e Pavarësisë!
McCann Tirana