SQ ENG

Cannes Lions: Investo ne kreativitet

Për të kujtuar festivalin më prestigjioz të reklamave në botë, Cannes Lions, i cili zhvillohet në Cannes nga 21-27 qershorit të këtij viti, ne ju prezantojmë me fushatën më të re promocionale të tij.
 
Çuditërisht, fushata inkurajon kreativët jo aq ekselentë të marrin pjesë në festivalin më të njohur të ekselencës kreative në botë. Shtypi dhe fushata humoristike, që shënjestronin personat me role drejtues, përfshin anëtarët e industrisë kreative me nivel të ulët kreativiteti. Duke vërtetuar në mënyrë pak të pakëndshme por për t’u admiruar si një investim i sinqertë në kreativitet, me dërgimin e stafit që performon nën pritshmëritë si delegatë në festival për të përmirësuar aftësitë e tyre është “më e lirë se shkurtimi nga puna”.
Senta Slingerland, Drejtoresha e Strategjisë së Brandit në Cannes Lions, tha: “Si ata që bëjnë fushatë për kreativitetin, është qëllimi ynë të festojmë dhe ndajmë kreativitetin fantastik i cili frymëzon komunitetin tonë të synojë për më shumë. Ne donim të nënvizonim se nëse nuk kujdesesh për talentin dhe aftësitë e ekipit që ke është më e kushtueshme se ta zhvillosh atë. Investimi në kreativitet do të shtyjë përpara biznesin tënd, dhe ardhja në Cannes është mënyra e përkryer për ta bërë këtë.”
Rob Doubal, CCO dhe Bashkë-President i agjencisë McCann London e cili krijoi këtë fushatë, tha: “Megjithëse fushata jonë ka nota humori, në thelb ka një synim mjaft sensibël. Pse të qënit një delegat i Cannes Lions rezervohet vetëm për ata që janë ekselentë? Nëse ne, siç deklarojmë gjithmonë, duam vërtet një botë më kreative, duhet gjithashtu të inkurajojmë ata që nuk janë performues aq ekselentë që të frymëzohen nga Cannes Lions”.
Elementet plotësuese të fushatës përfshijnë garën e Cannes Confessionals me mundësinë për të fituar tarifën për pjesëmarrjen në festivalin e Cannes. Është e nevojshme që të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë, të xhirojnë një video ku do të shpjegohet pse ata meritojnë të jenë delegatë në festival. Sidoqoftë, për të fituar, ata duhet të vërtetojnë sa të dobët dhe jo sa të aftë janë në punën e tyre.
 
Shihni videot e fushatës së re të festivalit Cannes Lions në vijim: