SQ ENG

McCann Worldgroup renditet si Rrjeti me Efektiv ne Europe dhe i dyti ne te gjithe Boten

Nju Jork, Prill, 2015 – McCann Worldgroup Europe është rrjeti #1 më efektiv dhe i vlerësuar për efikasitetin, sipas 2015 Indeksit Global Effie Effectiveness.
 
Indeksi Effie vlerëson arkitektët më efektivë të ideve të komunikimit të marketingut nga e gjithë bota, duke përllogaritur suksesin e tyre në më shumë se 40 konkurse kombëtare dhe rajonale Çmimesh Effie. 
 
Renditjet globale Effie kanë treguar gjithashtu se McCann Worldgroup është ngritur në vendin e 2-të në rrjetin e agjecive të reklamimit më efektive dhe të vlerësuara në një shkallë globale, duke tejkaluar vendin e 3-të të vitit 2014.
 
Pablo Walker, Presidenti i McCann Worldgroup Europe tha, “Rrjeti ynë në Europë po ngrihet fuqishëm ditë pas dite – më krijues, më novator dhe në pikën më të rëndësishme për klientët tanë, më efektiv në rajon. Jam shumë krenar për gjithë talentin tonë në Europë.”
 
Në vitin 2015, rrjeti ka fituar Effie në 13 shtete të Europës: Austria, Kroacia, Republika e Çekisë, Finlandë, Gjermani, Greqi, Hungari, Izrael, Itali, Poloni, Rumani, Turqi dhe Ukrainë. Më tej, I&F McCann Grupa i cili është pjesë e McCann CEE dhe përfshin agjenci nga 5 vende të Europës Juglindore, është shpallur Rrjeti më i suksesshëm i agjencive në këtë pjesë të Europës në festivalin e Golden Drum 2014.
 
Suzanne Powers, Global Chief Strategy Officer i McCann Worlgroup tha, “Kombinimi i kreativitetit dhe impaktit për markat e klientëve tanë është ajo që ne synojmë përgjatë gjithë rajoneve dhe disiplinave tona. Kjo renditje është një nder dhe testament për këtë fokus.”
 
 
Rreth Mccann Worldgroup
McCann Worldgroup, pjesë e Interpublic Group (NYSE: IPG), është një kompani e rëndësishme globale marketingu me 24,000 punonjës në më shumë se 120 shtete, ku përfshihen McCann Erickson (advertising), MRM/McCann (marketing dixhital/menaxhim marrëdhëniesh), Momentum Worldwide (eksperiencë totale marke), McCann Health (profesinale/komunikime dtc), CRAFT (adaptim global dhe prodhim), UM (menaxhim media), Weber Shandwick (marrëdhëniet me publikun), FutureBrand (konsultim/dizajn), ChaseDesign (marketing blerjesh) dhe PMK-BNC (argëtim/markë/kulturë popullore).