SQ ENG

"Taxi Drama" ne finalen e Festivalit te Reklamave ne Nju Jork

Fushata “Taxi Drama” e agjencisë McCann Beograd ka hyrë në finalet e një nga festivaleve më prestigjoze të reklamave në Nju Jork.
 
Taxi Drama” është e vetmja fushatë nga rajoni i ish-Jugosllavisë e cila është listuar në finalet e këtij festivali të famshëm në kategorinë e Social Media dhe Viral Marketing. Fushata është krijuar dhe implementuar nga ekipi kreativ i McCann Beograd me porosi të Teatrit Jugosllav të Dramës si pjesë e përpjekjeve të tyre për ripozicionimin dhe freskimin e imazhit të teatrit të njohur.
 
“Kjo mirënjohje të bën të ndihesh mjaft mirë duke marrë parasysh shkallën e garuesve ndërkombëtarë dhe faktit se ne ishim e vetmja agjenci nga mbarë rajoni, e cila ka hyrë në finalet e këtij festivali prestigjioz – me shumë gjasa festivali më i rëndësishëm i reklamave kreative në të gjithë botën, pas atij në Cannes,” tha Vladimir Ćosić, Drejtori Kreativ i McCann Beograd, i cili shtoi: “Dy vite më parë, si një anëtar i jurisë së këtij festivali, pata mundësinë të shihja personalisht nivelin e cilësisë dhe numrit të aplikantëve, i cili, duke e thënë me siguri të plotë, është fantastik. Fakti që kompania jonë është vlerësuar në një kompeticion të tillë, nuk është vetëm një shpërblim për punën kreative të agjencisë dhe klientëve tanë, por për të gjithë industrinë kreative të vendit tonë.”
 
 
Fushata “Taxi Drama”, përtej pritjes fantastike, mbresave pozitive nga publiku dhe çmimeve në vend, ka patur gjithashtu një sukses të madh në festivalet rajonale dhe ndërkombëtare. Ky fakt mbështetet edhe nga çmime si SoMoBorac për Viral Block Buster në Festivalin Weekend Media në Rovinj, Golden dhe Silver Drum në festivalin rajonal Golden Drum në Portorož, si dhe me pjesëmarrjen në festivalin AdCup.
 
 
Festivali i Nju Jorkut, i dedikuar kreativitetit në industrinë e reklamave, është një nga festivalet më të vjetër dhe më prestigjiozë në botë, i cili ka vlerësuar kompanitë me çmime që nga viti 1957. Ky festival përfaqëson përmbledhjen e arritjeve më të mëdha kreative në industrinë e reklamave. Juria e festivalit përbëhet nga ekspertët më të njohur të industrive kreative të botës. Festivali i këtij viti do të mbahet në fund të majit, dhe përtej konkursit, do të mbahen edhe evente të ndryshme: konferenca, leksione, diskutime paneli, shfaqje të punëve të pjesëmarrësve etj.