SQ ENG

Respekto edhe te Gjallet: pjese e Tirana Open 2015

Fushata fituese e çmimit Silver Drum “Respekto edhe të Gjallët”, krijuar nga McCann Tirana vazhdon përpara.
 
Pas suksesit në festivalin Golden Drum, të mbajtur në Slloveni, një prej festivaleve më të rëndësishëm në rajon, kjo fushatë u ftua që të bëhej pjesë e edicionit të parë të Tirana Open 2015, të mbajtur më 6-13 maj.
 
 
Tirana Open është një OJQ, e bazuar në Tiranë, e fokusuar në një varietet zhvillimesh mbi kulturën kontemporane dhe promovimin e këtyre zhvillimeve në forma të ndryshme, ku një prej tyre është festivali i madh (i përvitshëm) i cili mbledh nën një strehë artet pamore, arkitekturën, librat, filmat dhe muzikën, për t’i bërë ato më të aksesueshme te rejat e këtyre fushave ndaj një publiku më të gjerë.
 
Festivali ULTRA ishte një shfaqje integrale e Tirana Open, që do të mbahet çdo vit dhe ku do të prezantohen ide dhe komente mbi jetën dhe hapësirën urbane. Tema e këtij viti ishte Lëvizshmëria – Një Reflektim mbi Lëvizshmërinë Urbane në Qytetin e Tiranës. Fushata “Respekto edhe të gjallët” ishte një nga 10 nismat sociale të cilat kanë dhënë kontributin e tyre për ndërgjegjësimin e qytetari për problematikat e jetës së përditshme në kryeqytet.
 
Koncepti i fushatës fokusohej pikërisht në ngritjen e kultit të jetës mbi atë të vdekjes dhe duke “vendosur projektorët” mbi të gjallët.
 
 
Festivali ULTRA pati një pjesëmarrje të gjerë njerëzish dhe do të vazhdojë rrugëtimin e tij në vitet e ardhshme, kështu që sigurohuni të mos e humbisni atë. Nuk është e nevojshmë të përmendet që cilësia e tij garantohet nga pjesëmarrës si “Respekto edhe të Gjallët”.