SQ ENG

Tetori Gjerman: Festojme se bashku 25 vite liri dhe unitet

Duke ndjekur suksesin e eksperiencës së mëparshme, Ambasada Gjermane në Tiranë zgjodhi të bashkëpunojë me McCann Tirana për vitin e dytë radhazi lidhur me eventin tradicional të “Tetorit Gjerman”.

 

Vitin e kaluar, Ambasada Gjermane në Tiranë kërkoi të thyente rutinën përmes një identiteti vizual të fuqishëm për “Tetorin Gjerman” dhe të promovonte lidhjet e forta e pa kufij midis dy vendeve. Këtë vit, theksi ishte në festimin e ribashkimit të Gjermanisë dhe transformimin e Shqipërisë duke ruajtur njëkohësisht fokusin në lidhjet e forta midis dy vendeve gjatë 25 viteve të fundit.
 
Frymëzuar nga tema, qasja kreative synonte që të paraqesë një festim plot ngjyra përmes artifakteve historike të përbashkëta të dy vendeve. Kjo nënkuptonte ilustrimin e metamorfozës e një simboli më parë të ndarjes në një copëz arti, zbukuruar me grafiti. Nënkuptonte gjithashtu, transformimin e arkitekturës së ftohtë, statike dhe gri nga epoka komuniste në stilin urban plot ngjyra, miqësor e të ngrohtë, për të paraqitur qartësisht festimin e 25 viteve të lirisë e bashkimit përmes artit të lirë.
 
 
Imazhi kryesor i fushatës u përshtat më tej në poster, OOH e në një broshurë jokonvencionale por në të njëjtën kohë shumë funksionale, për ti dhënë zë më tej fushatës promovuese të “Tetorit Gjerman”.
 
 
 
 
---
Ky është edicioni i nëntë i “Tetorit Gjerman”, një event një mujor i cili përmbledh një seri eventesh për të festuar miqësinë midis Gjermanisë dhe Shqipërisë nëpërmjet aktiviteteve si shfaqjet teatrale, filmat, koncertet, diskutimet, galeritë e artit etj. Vizitoni faqen e tyre ueb për të mësuar më shumë.