SQ ENG

Intesa Sanpaolo Bank Albania: Nje ure lidhese e kreativitetit

Një projekt i mëparshëm nga Intesa Sanpaolo Bank Albania përbënte në vetvete një objektiv të veçantë për Agjencinë: krijimin e një ure midis bankës dhe Postës Shqiptare.
 
Komunikimi synonte të ndërgjegjësonte publikun për shërbimin e ri që Intesa Sanpaolo Bank Albania së bashku me Postën Shqiptare po i mundësojnë klientëve të saj, si dhe të nxitej masivisht përdorimi i këtij shërbimi.
 
Zgjidhja kreative, erdhi pasi Agjencia u frymëzua nga ajo çfarë ndjejnë një target grup specifik, një segment individësh nga 35-50 vjeç me një mentalitet dhe sjellje tradicionale e deri diku nostalgjike. Ideja ishte që atyre t’i rifreskoheshin kujtimet e mëparshme: çfarë simbolizon Posta Shqiptare për ta dhe imazhi që i vjen ndërmend kur mendojnë për këtë institucion.
 
Në këtë drejtim, Agjencia ka bashkuar në mënyrë kreative simbolin e Postës Shqiptare me Intesa Sanpaolo Bank Albania, duke komunikuar këtë shërbim në një mënyrë shumë direkte dhe pozitive. Teknikat e dizajnit elegant nga ana vizuale janë të stilizuara dhe transmetojnë atë ndjesinë e ngrohtë që ne synojmë të krijojmë të klientët, shoqëruar nga një mesazh i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Kjo atmosferë pozitive përforcon impaktin e përgjithshëm të fushatës si dhe vendos theksin mbi efektivitetin e këtij shërbimi.