SQ ENG

McCann Worldgroup u emerua ‘Rrjeti i Vitit' i agjencive ne Golden Drum 2016

Agjencia McCann Worldgroup u shpall për të tretën herë në katër vitet e fundit, “Rrjeti i Vitit” në festivalin Golden Drum, festivali më prestigjioz për Europën Qëndrore dhe Lindore.
 
Çmimi “Rrjeti i Vitit” është çmimi më i rëndësishëm i festivalit dhe i jepet agjencisë që mbledh pikët më të larta për numër aplikimesh. Këtë vit, McCann Worldgroup mblodhi një shifër totale prej 169 pikësh, duke përfshirë edhe 4 Grand Prix, 5 Golden Drums, 9 Silver Drums, me një totale prej 11 fushatash të përzgjedhura. Fushatat fituese të McCann për 2016 vijnë nga 6 shtete: Sebia, Republika Çeke, Finlanda, Hungaria, Izraeli dhe Rumania. Rumania u shpall vjet agjensia e vitit në Golden Drum.
 
4 Grand Prix u dhanë për fushatën “Lav Popcorn”, të krijuar nga McCann Beograd për Carlsberg Serbi; fushata “Big Brother Unboxing” e krijuar nga McCann Tel Aviv për IKEA fitoi Grand Prix për përmbajtjen; dhe çmimi për Radio iu dha fushatës “GO MONO”, të krijuar nga McCann Worldgroup Rumani, për Radio XXI. 
 
“Në vitin 2011 i caktuam vetes misionin që të përmirësonim cilësinë e punës në rajon. Që prej asaj kohe, kemi patur vazhdimisht rezultate të jashtëzakonshme, për shumë marka globale dhe lokale, me fushata multidisiplinare, të integruara. Në këtë proces,jo vetëm që ia dolëm të përmirësonim cilësinë e punës, por evoluam paradigmën me të cilën operojmë,” tha Adrian Botan, Drejtori Ekzekutiv Global dhe President i Këshillit Europian të Drejtimit Kreativ McCann. “Të fitosh tre herë Rreti i Vitit dhe Agjensia e Vitit në dy vite të tjera, është diçka që të bën krenar. Të fitosh është e vështirë, por ta përsërisësh fitoren çdo vit, është diçka që vetëm agjensitë shumë të mira e arrijnë.”    
 
Pablo Walker, President i McCann Worldgroup Europe u shpreh, “Nën drejtimin e Adrianit, ekipet kreative në rajon kanë qenë jashtë mase të angazhuar në krijim rezultatesh që shkojnë përtej pritshmërive të klientit. Ai ka krijuar një kulturë kreative në të cilën mbizotëron përsosmëria dhe jam shumë i lumtur të shoh që këto përpjekje shpërblehen ndër tregjet tona të shumta të Europës Qëndrore dhe Lindore.”
 
"Të cilësohesh si rrjeti me më shumë çmime në Golden Drum, për të tretën herë, është një moment i jashtëzakonshëm për McCann dhe për gjithë agjensitë tona në Europën Qëndrore dhe Lindore,” tha Rob Reilly, Kryetari i Kreativës Globale, McCann Worldgroup. “I gjithë rajoni ka bërë një punë fantastike, duke ndihmuar vazhdimisht në arritjen e sukseseve të klientëve tanë dhe të rrjetit tonë. Jam shumë i kënaqur teksa shoh që gjithësecili vlerësohet.”
 
Ndërsa 2 vjet më parë, McCann Tirana, pjesë e rrjetit McCann Worldgroup, ishte agjencia e parë nga Shqipëria që fitoi çmimin Silver Drum, me fushatën “Respekto të Gjallët”.
 
Rreth McCann Worldgroup
McCann Worldgroup, është pjesë e Interpublic Group (NYSE: IPG), është kompani lider në shërbimet e marketingut, me 24,000 punonjës në më shumë se 100 shtete, e përbërë nga McCann (reklamat), MRM//McCann (marketing dixhital/menaxhim marrëdhëniesh), Momentum Worldwide (përvoja totale e markave), McCann Health (komunikime profesionale dtc), CRAFT (adaptimet globale dhe produksion), UM (menaxhim mediash), Weber Shandwick (merrëdhënie publike), FutureBrand (konsulencë/dizajn), ChaseDesign (marketing blerjesh) dhe PMK-BNC (argëtim/marka/kulturë popullore).