SQ ENG

Gjenerimi i ideve te integruara: Workshop nje ditor, pjese e Creative Week 2016

Në kuadrin e aktiviteteve të Creative Week, McCann Tirana do të hapë dyert për të rinjtë e interesuar në dizajnin dhe reklamat, për të marrë pjesë në një workshop dhe për t’i treguar atyre një ditë tipike të punës në një agjenci reklamash.
 
Pjesëmarrësit do të kenë një pasqyrë të përgjithshme të procesit të punës në një agjenci moderne reklamash, duke filluar që nga kërkesa e klientit, briefing, deri te gjenerimi dhe prezantimi i ideve me ekipin.
 
Prandaj, kemi kënaqësinë të ftojmë për të marrë pjesë të gjithë ata që janë kureshtarë, të interesuar ose të apasionuar pas dizajnit dhe industrisë së reklamave.
 
AXHENDA: E martë, 15 nëntor
14:00 - Prezantimi – Njohje me Agjencinë dhe Stafin
14:30 – Prezantim i Shkurtër rreth McCann Tirana nga Znj. Suela Shtylla, Managing Director
14:45 – Dhoma e Brief-it – Si të krijojmë për Markat
15:15 – Pushim i shkurtër 15 minuta
15:30 – Puna me Brief-et Kreative
16:00 – Trajnim Workshop për gjenerimin e ideve të suksesshme
17:00 – Prezantim dhe Diskutim i Hapur për Idetë e gjeneruara
 
Zyrat tona mund t’i gjeni në Google Maps dhe këtu poshtë madje mund të rezervoni edhe një vend. Do ju duhet të nxitoni pasi numri i vendeve është i limituar.
---
Creative Week është pjesë e Design Overview in Tirana (aka DOiT), një event vjetor për komunikimin vizual në median tradicionale dhe jo-tradicionale.
---
 

UPDATE: 

Pjesëmarrja dhe entuziasmi nga ky event na la aq shumë mbresa, sa kemi shkruar një artikull të shkurtër në blog-un tonë.