SQ ENG

Sinergjia e krijmtarise Evropiane te veriut e jugut

Menaxherët dhe kreativët nga agjencitë nordike që veprojnë nën I&F McCann Grupa vizituan selinë e kompanisë në Beograd për të diskutuar planet e mëtejshme të zhvillimit, projektet e përbashkëta dhe shkëmbimin e përvojave.
 
Srdjan Šaper, themeluesi i kompanisë, tha se kjo ishte vizita e parë qëkur I&F McCann Grupa finalizoi blerjen e agjencive në Norvegji, Suedi, Danimarkë dhe Finlandë. "Ky takim e ka kthyer Beogradin në një pikë të rëndësishme në hartën e krijimtarisë Evropiane. Tani na takon ne të përfitojmë nga ky potencial i madh për të gjithë vendet tona, si dhe për industrinë që ne përfaqësojmë, për të gjithë punonjësit tanë dhe natyrisht, për partnerët tanë të biznesit. Sinergjia e veriut dhe jugut do të jetë një cilësi shtesë për I&F McCann Grupa, një grup që ka funksionuar për gati 20 vjet," tha Šaper.
 
Hans Martin Megard, CEO i grupit Scandinavian Design Group, një kompani udhëheqëse në industrinë e dizajnit e cila tashmë operon si pjesë e I&F McCann Grupa, tha: "Srdjan Šaper dhe ekipi i tij kanë ndërtuar një sistem të fuqishëm në Evropën Juglindore, dhe kjo përbën një frymëzim për ne dhe qëllimi ynë është që të bëjë të njëjtën gjë me agjencitë në rajonin nordik në mënyrë që të bëhemi akoma më të suksesshëm në nivel global. "
 
I&F McCann Grupa ka funksionuar për gati 20 vjet, duke mbuluar 12 tregjet në Evropën Juglindore dhe Veriore me një popullsi të kombinuar prej 58 milion banorësh, dhe punëson më shumë se 600 profesionistë të talentuar.