SQ ENG

McCann Zagreb shpallet Agjencia e Vitit ne Kroaci

McCann Zagreb, pjesë e I&F McCann Grupa, ështe shpallur agjencia më e mirë në Kroaci. Çmimi "Agjencia më e mirë e vitit" u prezantua në Festivalin Kombëtar IdeaX për idenë origjinale që shkel në një terren të ri, pavarësisht medias në të cilën është shfaqur.
 
I pranishëm në ndarjen e çmimeve në Rovinj ishte dhe themeluesi i I&F McCann Grupa Srđan Šaper, i cili vuri në dukje se ky është një tjetër konfirmim i drejtimit të duhur që agjencia po merr në rajonin ku I&F po operon prej dy dekadash.
 
"Ne përpiqemi t`i bëjmë agjencitë tona të jenë më të mirat në nivel lokal dhe njëkohësisht të performojnë ngushtë sëbashku si ekipe të mirfillta. Kur njerëz nga vende të ndryshme të botës bashkëpunojnë për të dhënë rezultate të shkëlqyera, kjo i ndihmon ata të jenë njëkohësisht edhe më të mirët në tregun e tyre. Dy vjet më parë McCann Zagreb u bë pjesë e skuadrës sonë dhe ky rezultat është tregues që kemi vendosur një kurs të mirë në biznes. Ideja jonë është të punësojmë njerëzit më të mirë kudo, ata që synojnë të shtyjnë kufinjtë dhe nuk u tremben përgjegjësive. Slogani ynë është “Fuqia e njerëzve” dhe çmimi për agjencinë më të mirë është në fakt dhe çmimi për njerëzit më të mirë. Kjo është dhe nxitja më mirë për ekipin tonë të ri, për të qenë gjithnjë edhe më të mirë për klientët e tyre si edhe Grupin tonë në tërësi", tha Šaper.
 
Tomislav Presečki, Managing Director në McCann Zagreb, në këtë rast tha: "Çmimi i Agjencisë më të mirë të vitit në Festivalin kombëtar të reklamimit “Ditët e Komunikimit” konfirmon se ekipi i koordinuar i agjencisë është tërësisht i dedikuar për të arritur qëllimin e të qënit agjencia më e mirë në Kroaci. Falenderime të veçanta shkojnë për klientët tanë, pa besimin dhe mbështetjen e të cilëve ky çmim nuk do të ishte i mundur, si dhe qasja e partnerëve në krijimin e fushatave, që padyshim sjell rezultate të shkëlqyera biznesi. Për mua personalisht ashtu si edhe për të gjithë agjencinë, ky sukses është motivimi më i mirë për të qenë edhe më të mirë."
 
Daniel Vuković, Chief Creative Officer në McCann Zagreb, shtoi se “Gjatë viteve të fundit, McCann ka qënë gjithnjë në krye të IdeaX. Ndaj, fakti që këtë vit jemi në majën më të lartë është diçka normale dhe e logjikshme për ne. Është mirë kur merr aprovimin e industrisë, por edhe më e rëndësishme për ne është energjia e brendshme që ndajmë në agjenci. Të kesh një kolektiv individësh që respektojnë, duan dhe ndihmojnë të tjerët është më e rëndësishme se titulli i Agjencisë së Vitit, sepse ai është vetëm një rezultat i energjisë sonë.”
 
"Unë kam besim të plotë se çdo përpjekje pozitive dhe e pakursyer duhet të vlerësohet, ndaj kjo mirënjohje domethënëse ndaj McCann Zagreb si Agjencia më e mirë në Kroaci, forcon edhe më tej besimin tim. Te jesh agjencia më e mirë e vitit, në një treg konkurues si ai Kroat, është një sukses i madh dhe jam pafundësisht krenar për të gjithë ekipin që është pas këtij rezultati. Unë personalisht jam në dijeni se sa shumë besim, punë, dedikim dhe energji u investua në vitin e kaluar dhe njëkohësisht se sa shumë ky çmim do të thotë për punën tonë në të ardhmen. Fuqia jonë më e madhe janë njerëzit - ata me të cilët ne punuam dhe vazhdojmë të punojmë, por gjithashtu edhe ata për të cilët ne punojmë; dhe këtu dua të falenderoj klientët tanë, të cilët kishin dëshirën të na mbështesnin dhe të besonin që sëbashku të realizonim të gjitha këto fushata. Edhe njëherë, dua të uroj sinqerisht të gjithë për të gjitha këto arritje!" shtoi Vladimir Dimovski, Chief Operating Officer of McCann Adriatic.
 
Përveç vlerësimeve në IdeaX, agjencia McCann Zagreb korri dhe një fitore të madhe në Effie Awards, çmime prestigjioze për reklama të shquara dhe efektive.
 
I&F McCann Grupa, kompania nënë e McCann Zagreb dhe UM Zagreb, nuk ndalet në sukseset e arritura në rajonin e Europës Juglindore. Vitin e kaluar grupi zgjeroi veprimtarinë e tij edhe në shtetet Nordike dhe aktualisht po operon në 12 tregje duke mbuluar 58 milion njerëz.