SQ ENG

McCann agjencia me efektive ne Europe

McCann Worldgroup Europe u shpall si rrjeti më efektiv i agjencive në rajon sipas indeksit të efektivitetit të Global Effie 2017, bazuar në rezultatet botërore të shpallura nga Effie Worldwide. Kjo është hera e dytë në tre vjet që rrjeti i agjencisë ka arritur të pozicionohet në vendin e parë në Europë.
 
Tani në vitin e tij të shtatë, Effie vlerëson kompanitë që krijojnë idetë më të efektshme të komunikimit të marketingut nga e gjithë bota, të përcaktuara nga suksesi i tyre i akumuluar në më shumë se dyzet konkurse kombëtare, rajonale dhe globale të Effie Awards. McCann Worldgroup Europe fitoi 348 pikë me kontribute në 14 tregje, përfshirë Izraelin, Greqinë, Republikën Çeke, Rumaninë, Ukrainën, Poloninë, Kroacinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Austrinë dhe Rusinë.
 
Në festivalin kombëtar Kroat "Ditët e komunikimit", në konkursin Idea X, McCann Zagreb u shpall agjencia më e mirë në Kroaci dhe ekipi i agjencisë së medias së Zagrebit fitoi çmimin e madh Effie. "Nuk ka më agjenci të vogla dhe të mëdha apo treg, ka vetëm ide të vogla apo të mëdha. Prandaj jam veçanërisht krenar që rajoni ynë i Adriatikut, dhe sidomos McCann Zagreb si Agjencia e Vitit, kontribuan në pozicionimin e përgjithshme të McCann Worldgroup si më efektivja në Evropë ", tha Vladimir Dimovski, COO i McCann Adriatic.
 
Treguesit e Effie 2017 përfshinin 3,601 finalistë dhe fitues të Effie Awards të mbajtura në mbarë botën nga 1 janari 2016 deri më 31 dhjetor 2016. Pablo Walker, presidenti i McCann Worldgroup Europe tha: "Jam shumë krenar për rajonin tonë që ripozicionohet në vendin e parë në 2017. Të vlerësohesh për idetë e shkëlqyera që sjellin rezultate reale tek bizneset duke i bërë markat e tyre më kuptimplota se kurrë, është thelbi i çdo gjëje që bëjmë. Ky është një vlerësim për ekipin tonë strategjik në rajon që kanë krijuar një partneritet fantastik me ekipin krijues".
 
Effie Effectiveness identifikon dhe rendit agjencitë, marketerët dhe markat më të efektshme të industrisë së marketingut duke analizuar të dhënat e finalistëve dhe të fituesve të konkurseve mbarë