SQ ENG

Mesazhet e forta qe percon arti

Pothuajse çdo ditë dëgjojmë lajme apo histori që kanë në qendër dhunën apo aktet ekstreme. E gjithë kjo shpesh na bën të mendojmë se të gjithë ne do të duhet të bëjmë diçka për të ndryshuar këtë realitet. Arti është një nga mënyrat.
 
Ky ishte edhe qëllimi i takimit që u organizua në fund të muajit maj, në instilacionin në qendër të Tiranës, “Reja”, me temë "Zëra të besueshëm në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm". 
 
Përmes disa paneleve, ku morën pjesë artistë, organizata rinore, studentë, pedagogë, punonjës socialë nga institucionet e arsimit parauniversitar në Tiranë, përfshirë bordin e prindërve, grupet e grave, aktivistët e shoqërisë civile, opinionistë dhe reporterë të medias etj. diskutuan mbi praktikat e mira që largojnë të rinjtë nga radikalizimi. 
 
Një nga panelet iu dedikua artistëve, të cilët kanë përdorur artin për të përçuar mesazhe kundër akteve me përmbajtje të dhunshme. Në këtë kontekst u diskutua e u trajtua edhe fushata “Respekto edhe të gjallët” e cila u ideua dhe u realizua nga McCann Tirana.
 
 
Flonia Vasia, Drejtore Arti pranë agjencisë McCann Tirana, njëkohësisht edhe ekspertë e komunikimit kreativ, gjatë fjalës së saj tha se: “Në fushën e komunikimit, arritja më e madhe është njohja e natyrës njerëzore, e mënyrës sesi mendojnë, instinktet e tyre. Të thuash të vërtetën kur ka mbingarkesë informacioni, kjo është pika më e fortë. Me fushatën e ndërgjegjësimit “Respekto edhe të gjallët” ne zgjodhëm të flisnim drejtpërdrejtë me publikun. Përdorëm elementin e traditës si mënyrën më efikase për të dhënë mesazhin tone të tolerancës dhe respektit ndaj natyrës njerëzore”.
 
Këto ishin diskutime tërësisht informale dhe interaktive. Artistët, por edhe individë me rëndësi në opinionbërje diskutuan rreth mënyrës se si arti kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit, informimin, adresimin e faktorëve dhe parandalimin e fenomeneve negative.
 
Ai u mbështetet në përvojat e mbi 20 aktivistëve të shoqërisë civile shqiptare, gazetarëve, përfaqësuesve të komuniteteve fetare, etj., të cilët kanë qenë pjesë e një tryeze pune të mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA i titulluar “Amplifikimi i zërave të besueshëm” në Prishtinë (Prill 2016).
 
Në këtë event morën pjesë rreth 120 persona.