SQ ENG

Coca-Cola Summer Festival, shfaqja vazhdon

Për herë të parë, në Shqipëri, në datën 6 korrik u organizua në Sheshin Skënderbej, Coca-Cola Summer Festival, një event që mblodhi bashkë për publikun kryeqytetas disa nga këngëtarët shqiptarë më në zë të momentit. Për McCann Tirana, realizimi i këtij eventi madhështor tregoi edhe një herë shkallën e lartë të profesionalizmit, por edhe vlerat që agjencia përcjell prej vitesh në tregun shqiptar.
 
 
Vite më parë e shijonim falë transmetimit në televizor nga mediat e fqinjit tonë përtej Adriatikut, Italisë. Në atë kohë Coca-Cola Summer Festival ishte takimi muzikor më i shumëprituri i verës. Këngëtarët më në zë performonin me hitet e tyre të momentit. Suksesi, gjithmonë i padiskutuar.
 
U mendua se ishte koha e duhur që tradita e një festivali të tillë të sillej edhe në Shqipëri, sikundër ndodhi më 6 Korrik në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Eventi u shoqërua me shumë elemente surprizë, si emrat e artistëve që do të performonin, moderatorët, por mbi të gjitha ishte emri i markës.
 
 
Për më shumë se tre orë, mbi 23,500 persona patën mundësi të shijonin atë që mund të quhet padyshim si eventi më i rëndësishëm muzikor i verës 2017 e që u bë i mundur falë punës së realizuar nga agjencia McCann Tirana në bashkëpunim edhe me partnerët e saj.
 
Objektivi për të gjithë ishte i qartë. Kjo shfaqje do t’i dedikohej jo vetëm publikut të pranishëm në shesh atë mbrëmje, por edhe shikuesve përmes ekranit të televizorit, për ta kthyer në një traditë, në një nga ato evente që priten me padurim.
 
 
Edicioni i parë i Festivalit iu dedikua hedhjes në treg të produktit të ri me shije të përmirësuar Coca-Cola Zero Sheqer Zero Kalori, që të gjithë të pranishmit në këtë event patën mundësi ta shijonin nën tingujt e muzikës.
 
Element tjetër që tërhoqi vëmendje ishte padyshim skenografia. Për herë të parë, pjesa ballore e Pallatit të Kulturës shërbeu si një skenë gjigante tërësisht natyrale. Dritat, efektet e ndriçimit e kthyen Sheshin Skënderbej për më shumë se tre orë në një ambient festiv gjigant, tejet elektrizues ku fjala kyçe ishte argëtimi.
 
Por, për të mbërritur deri këtu u bë një punë vërtet e madhe nga stafet, duke mos i njohur oraret.
 
 
McCann Tirana ideoi dhe zbatoi një fushatë komunikimi të mirëmenduar që u përcoll përmes kanaleve kryesore të komunikimit - medias tradicionale, asaj ‘outdoor’, dixhitale dhe sociale. 
 
Albi Beqiraj, Account Manager i kompanisë Coca-Cola në agjencinë McCann Tirana, thotë se: “Ky projekt ishte sfidues në shumë mënyra, por edhe një përvojë e bukur. Kur mendon për Coca-Cola, menjëherë të vjen në mendje një nga markat më të mëdha dhe më të mira në botë, çka do të thotë se gjithçka që bën për të, duhet të jetë në kufijtë e perfektes dhe e mrekullueshme. Unë besoj se puna e madhe e bërë nga agjencia dhe nga partnerët tanë në këtë projekt u shpërblye nga rezultati i arritur. Ky vit i parë përcaktoi edhe faktin se pritshmëritë do të duhet të jenë edhe më të mëdha dhe ne do të jemi të gatshëm të përballojmë sfidat që do të na presin në vitin 2018.” Edhe logoja e festivalit u krijua nga McCann Tirana. Departamenti Kreativ krijoi një logo për të cilën u frymëzua nga elementet verore: plazhi, deri, rëra dhe gjelbërimi. Tri ngjyrat bazë që u përdorën ishin: E kuqja, e zeza dhe e bardha. U punua fort për të krijuar një identitet të plotë për këtë Summer Festival, origjinal dhe autentik, që do të shërbejë si gjurma ku do të duhet të ecë në vazhdim për të krijuar një traditë, tematika e së cilës vit pas viti do të jetë e ndryshme dhe inovative.
 
 
Për McCann Tirana, realizimi i këtij eventi madhështor tregoi edhe një herë shkallën e lartë të profesionalizmit, por edhe vlerat që si agjenci përcjell prej vitesh në tregun shqiptar, përmes standardeve që zbaton e që tregojnë se tashmë ajo është afirmuar dhe garanton suksese të tilla.
 
Por, asgjë nuk do të mund të ishte e plotë pa ata, këngëtarët më të suksesshëm të muzikës moderne shqiptare që u ngjitën në skenën e madhe të Coca-Cola Summer Festival: Ledri Vula, Alban Skënderaj, Arilena Ara, Xhensila Myrtezaj, NRG Band, Eugent Bushpepa, Kejsi Tola, Olta Boka dhe Kida elektrizuan sheshin Skënderbej me performancat dhe hitet e tyre. Mbrëmjes i dha hijeshi edhe dyshja simpatike e prezantuesve, këngëtarja dhe show-girl Klea Huta dhe aktori i talentuar Elvis Pupa. 
 
 
Synimi kryesor është që ky festival të kthehet në një traditë të bukur vit pas viti nga CCBS, ashtu siç realizohet nga Coca-Cola Company në mjaft vende të tjera të botës, në sheshet kryesore të qyteteve më të famshme, me emrat më të njohur të muzikës. Coca-Cola Summer Festival mori vlerësime speciale edhe nga Bashkia e Tiranës.