SQ ENG

Takimi i krijuesve me te mire Europian

Drejtorët kreativë më të mirë të agjencive McCann nga Europa Qendrore dhe Lindore u takuan në Beograd me qëllim shkëmbimin e eksperiencave të fushatave më të mira dhe më efektive, për të vijuar bashkëpunimin në krijimin e fushatave dhe për të aplikuar eksperiencat më të mira botërore në punët krijuese. Kjo është dhe një mundësi tjetër e agjencive McCann për të kontribuar në promovimin kreativitetit rajonal.
 
"Forca dhe çelësi i suksesit McCann është i bazuar në këtë lloj takimesh, ku shkëmbejmë pikëpamjet dhe përvojat nga tregje të ndryshme, me qëllim krijimin e fushatave më të suksesshme. Megjithëse shumë çmime të kohëve të fundit dhënë grupit tonë e dëshmojnë këtë, synimi ynë është që të punojmë edhe më shumë në fushatat që dallohen si për kreativitet dhe për efikasitet. Përvojat e Krijuesve të suksesshëm nga Europa do të thotë shumë për ne në shpërndarjen e njohurive dhe takime të tilla janë një mundësi për t'u njohur më shumë me krijimtarinë tonë. Dallimet kulturore shpesh sjellin perspektiva të reja për të adresuar sfidat e komunikimit. Idetë e mëdha nuk i njohin kufijtë dhe mbledhja e krijuesve të rëndësishëm në këtë rajon është gjithashtu një konfirmim i krijimtarisë, njohurisë dhe përvojës sonë ", tha Daniel Vukovic, Chief Creative Director në McCann Zagreb.
 
Krahas Creative Directors nga Europa Qendrore dhe Lindore, takimi u ndoq dhe nga Director of Creative Excellence i rrjetit global të agjencisë McCann Worldgroup në New York.
 
“McCann Beograd është i njohur për fushatat e fuqishme. Kjo ide është ajo që po përpiqemi të zhvillojmë gjithnjë e më shumë. E zgjuar, përcjellë një mesazh të qartë dhe është realizuar për një klient të rëndësishëm lokal. Europa Qendrore dhe Lindore ka qënë një rajon shumë i fortë për McCann gjatë këtyre viteve. Kemi qenë Rrjeti i vitit për disa herë rradhazi në Golden Drum, për fushata të shkëlqyera të krijuara nga Rumania, Republika Çeke, Hungaria, Kroacia, Serbia, etj.  Jam i bindur se pas takimit që patëm në rajon, agjencia McCann ka potencial dhe do të krijojë më shumë fushata që do të vlerësohen me çmime ", tha Eric Monnet, VP dhe Director of Creative Excellence McCann Worldgroup.
 
Beogradi u zgjodh si pikë takimi, që është një njohje jo vetëm për krijimtarinë lokale, por edhe rajonale të kësaj pjese të Europës. Fakti që agjencitë McCann që veprojnë brenda I&F McCann Grupa u shpallën si më të suksesshmit dhe më efektivët në tregjet në të cilat veprojnë, e bën këtë zgjedhje të duket e natyrshme.