SQ ENG

McCann Worldgroup: sukses i padiskutueshem ne festivalin Golden Drum

Agjencia McCann Worldgroup u vlerësua për të katërtin vit me radhë me çmimin "Rrjeti i Vitit" në Golden Drum, festivalin më prestigjiozë të fushës së reklamave për Europën Qendrore dhe Lindore.
 
Është hera e parë në historinë e këtij festivali që një agjenci arrin të rrëmbejë një çmim të tillë për disatën herë. Përkatësisht çmimi është marrë në vitin 2013, 2014 dhe 2016, ndërsa në vitin 2015 McCann Worldgroup Romania u vlerësua si "Agjencia e Vitit". 
 
Për vitin 2017, titulli "Agjencia e Vitit" iu rikthye rrjetit të McCann Worldgroup, ku diferencën e bëri McCann Milan e cila fitoi me 3 fushata të ndryshme. 
 
Trofeu "Rrjeti i Vitit", është padyshim çmimi më i rëndësishëm i festivalit dhe i jepet agjencisë e cila ka arritur të grumbullojë në total, numrin më të madh të pikëve, të dhëna nga një juri profesionale. Këtë vit McCann Worldgroup fitoi 3 Grand Prix, 2 Golden Drums, 11 Silver Drums me një total prej 34, sipas listës. Fituesit e "Rrjetit 2017" i përkasin vendeve të ndryshme të rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore, që ofrojnë shërbime për markat më të njohura, si: Vodafone, Beko, Coca-Cola, KFC, Mega Image, Carlsberg, Rom, Ubrew, Museum of Contemporary Art Belgrade, Centro Clinico Nemo.
 
"Fitorja gjithmonë i takon njerëzve. Ata kanë ambicien për të shkuar përtej kufizimeve. Nuk njohin pushim dhe përpiqen gjithmonë për ta bërë një ide të mirë, akoma më të madhe. Ata synojnë t’i bëjnë fushatat për markat më kuptimplota.  Ne ndihemi krenarë që kemi mes nesh, por edhe në rajon,  një komunitet krijues kaq të talentuar dhe kjo fitore është një përligjje e këtyre përpjekjeve", tha Catalin Dobre, CCO e McCann Worldgroup Romania.
 
"Fitoret e njëpasnjëshme në këtë garë janë dëshmi e qartë e forcës sonë rajonale dhe e aftësive krijuese. Të fitosh, njëkohësisht në të dy nivele, si në atë botëror, ashtu edhe në atë lokal, me punë që realisht çon përpara bizneset e tyre, për këtë ne të gjithë duhet të jemi krenarë", tha John Wright, drejtues i rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore. 
 
"Të jesh numri një është padyshim e vështirë, por ka edhe diçka që e bën akoma më shumë të tillë: ta bësh sërish e sërish. Kjo mund të arrihet vetëm nëse ndërton marrëdhënie që shtojnë kulturë dhe lidhje të forta me klientin. Në duam të falënderojmë ata që janë partnerë të shkëlqyer", tha Adrian Botan, Drejtor Ekzekutiv Botëror, President i Këshillit Drejtues të Kreativës. 
 
"Për ne, si McCann Tirana, fitorja e këtyre çmimeve na bën të ndihemi krenarë që jemi pjesë e këtij rrjeti botëror dhe rajonal,  që gjithnjë është në sfidë me të tjerët dhe vetveten për të dhënë më të mirën krijuese, por edhe dhe për të ndërtuar marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme me klientët", tha Suela Shtylla, Administratore e McCann Tirana, Shqipëri.
 
Rreth McCann Worldgroup
McCann Worldgroup, është pjesë e Interpublic Group (NYSE: IPG), është kompani lider në shërbimet e marketingut, me 24,000 punonjës në më shumë se 100 shtete, e përbërë nga McCann (reklamat), MRM//McCann (marketing dixhital/menaxhim marrëdhëniesh), Momentum Worldwide (përvoja totale e markave), McCann Health (komunikime profesionale dtc), CRAFT (adaptimet globale dhe produksion), UM (menaxhim mediash), Weber Shandwick (merrëdhënie publike), FutureBrand (konsulencë/dizajn), ChaseDesign (marketing blerjesh) dhe PMK-BNC (argëtim/marka/kulturë popullore).