SQ ENG

McCann Tirana feston Halloween ne Shtepine e Femijeve "Zyber Hallulli"

Të dhurosh nuk është asnjëherë e mjaftueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët. Ndaj, punonjës të agjencisë McCann Tirana, në ditën e Halloween, vendosën të ndajnë disa çaste të lumtura me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë.
 
Për fëmijët u shpërndanë dhurata simbolike me tematikën e festës, e cila prej disa vitesh ka nisur të kremtohet edhe nga të rinjtë shqiptarë.
 
 
 
Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, znj. Irma Shtini falënderoi agjencinë McCann për surprizën e këndshme dhe për dhuratat që iu shpërndanë fëmijëve në këtë ditë të veçantë.
 
Ndërsa Suela Shtylla, administratore e McCann Tirana, tha: “Ky është një kontribut i vogël që ne si agjenci japim për këta fëmijë, por besojmë se çdokush duhet të ndihet i përfshirë në raste festash, pavarësisht rrethanave që sjell jeta”.