SQ ENG

Bashkepunim riperterites me Tona Co

Kompania Tona Co është një prej kompanive lokale të mirënjohura në industrinë e përpunimit të mishit. Me qendër në qytetin e Korçës, aktiviteti i Tona nis prej vitit 1992 dhe shtrihet në ditët e sotme në mbi 90% të territorrit të vendit dhe shpalos një gamë cilësore prej 80 produktesh.
 
Kompania synonte të ripërtërinte një prej produkteve më popullor prodhuar në fillim të viteve ‘90, sallamin “Borgez”. Një prej produkteve premium të kompanisë, do të rikthehej sërish në treg për të gjithë konsumatorët duke ruajtur të njëjtën cilësi dhe të njëjtët përbërës.
 
Prej kësaj pike nis dhe bashkëpunimi i Tona Co me McCann Tirana. Synimi kryesor mbetej trajtimi i lançimit të produktit në një dimension të ri, duke shkuar përtej komunikimit direkt e linear të vetë produktit, drejt vlerave emocionale dhe historisë që produkti mbart.
 
Në këtë drejtim, për të krijuar vlera emocionale me produktin, trajtimi përqëndrohet në tregimin e një historie të lidhur me konceptin e kohës. Duke luajtur me konceptin e ndalimit të kohës dhe me vlerat që nuk ndryshojnë, historia shpalos një eksperience mistike e njëkohësisht tërheqëse duke ngacmuar ndjesitë dhe kuriozitetin e audiencës.