SQ ENG

A2: nje partneritet ekskluziv i Gener2 me CNN

Tregut mediatik shqiptar pritet t’i shtohet një emër i ri. A2 është stacioni televiziv dedikuar lajmit që vjen si investim i Gener2, në një partneritet ekskluziv me CNN, liderin botëror të informacionit.
 
Në përpjekje për të gërshtuar ekspertizën dhe kapacitetet lokale me know-how dhe standartet botërore, stacioni i ri do të ketë selinë dhe qendrën kryesore të prodhimit në Tiranë, i mbështetur nga njësi informative të vendosura në qytete të tjera në Shqipëri dhe në rajon.
 
McCann Tirana është përzgjedhur si partneri në komunikim për këtë nismë, një testament i ri për ekspertizën dhe profesionalizmin që agjencia e komunikimit mund të sjellë në industri.
 
Stacioni televiziv, që pritet të nisë punën në fund të vitit, do të ofrojë mbulim për rezidentët në Shqipëri, si dhe miliona shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit.
 
--
Shiko njoftimin e plotë për shtyp: link