SQ ENG

Agjencia fiton konsulencen kreative dhe te imazhit per Quodev

McCann Tirana fitoi ne mars 2012 konkursin per Ndertimin e Imazhit dhe Konsulencen Kreative te Sipermarrjes Sociale Quodev, te mbeshtetur nga Oxfam International.

 

Objektivi ishte ndertimi i nje imazhi te fuqishem te markes Quodev, i cili pritet te inkurajoje donatoret dhe klientet potenciale qe te rekomandojne sherbimet Quodev te bashkepuntoret dhe rrjetet e tyre.

 

Detyra e Agjencise ishte te ndertonte nje identitet, qe mund te identifikoje lehtesisht Quodev-in si nje sherbim unik dhe profesional dhe gjithmone social ne thelbin e vet ; te krijoje nje marke qe eshte e dashur dhe kooperuese duke qene ne te njejten kohe trendi dhe progresive. Ne nje hark te shkurter kohor, ne arritem te prezantojme drejtime te ndryshme kreative, te cilat u priten mire nga klienti.

 

Zgjidhja fituese ka shkronja dhe forma te perpunuar enkas dhe qe ndjekin nje « logjike krijimi » nga forma bazike deri te stilimi i tekstit, dizajni tematik dhe elementet e komunikimit, per te arritur nje unifikim te markes te nivelit me te larte. Per me teper, Agjencia arriti te implementoje nje zhvillim 360° te markes, i cili u zbatua plotesisht nga Komunikimi i Brendshem dhe Literatura e Zyres e deri te Krijimi i Materialeve Online, dizajni dhe programimi i faqes se internetit.