SQ ENG

Srdjan Saper - Themelues i I&F McCann Grupa

Srdjan Saper - McCann

 

Srdjan Saper: rreth themeluesit
Srdjan Saper është Themeluesi dhe Kryetari i I&F McCann Grupa, sistemit kryesor të komunikimit të marketingut me operim në dymbëdhjetë shtete të Europës jugore e veriore (Serbi, Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovinë, Shqipëri, Slloveni, Bullgari, Norvegji, Suedi, Finlandë dhe Danimarkë). Të gjitha këto agjenci janë pjesë e rrjetit më të madh të komunikimit në botë, McCann Worldgroup dhe sigurojnë një miks unik të strategjisë, kreativitetit, risisë për klientët lokalë dhe ndërkombëtarë, shpërndarjen e zgjidhjeve të marketingut që transformojnë markat dhe zgjerojnë bizneset e tyre në rajon.
 
Srdjan Saper - biografija
 
Srdjan Saper: karriera profesionale
Srdjan ishte një muzikant, aktor, regjizor dhe producent reklamash televizive mjaft i suksesshëm përpara se të hynte në botën e marketingut. Gjatë karrierës së tij 30 vjeçare në fushën e marketingut dhe komunikimit dhe përpara se të themelonte agjencitë McCann, fillimisht në Beograd dhe Shkup në vitin 1997, Srdjan Saper punonte si një Drejtor Kreativ, Producent TV dhe Drejtor për agjencitë SM Delo, Borba, Idols & Friends, Ogilvy & Mather dhe Saatchi & Saatchi. Me eksperiencën e tij prej disa dekadash, ai dha kontributin e tij në shumë fushata për marka lokale dhe rajonale dhe zhvillimin e komunitetit të marketingut, duke u shndërruar në një nga profesionistët më të mëdhenj në fushën e marketingut dhe komunikimit, një nga figurat publike më të spikatura dhe një nga kontribuesit më aktivë në botën e biznesit në rajonin tonë.
 
Srdjan Saper - priznanja
 
Srdjan Saper: komuniteti i biznesit
Srdjan Saper zotëron titullin Profesor në Universitetin e Artit në Beograd dhe shpeshherë merr ftesa për të mbajtur leksione si një folës kyç në konferenca të ndryshme ndërkombëtare mbi marketingun dhe komunikimin. Gjatë viteve të fundit, ai ka qënë anëtar bordi i bizneseve dhe institucioneve të ndryshme. Srdjan Saper njihet gjithashtu për mbështetjen e madhe që ai i jep projekteve të shumta humanitare.  
 
Çmime
McCann Tirana është agjencia e parë shqiptare që fitoi një çmim në festival e Golden Drum, duke marrë çmimin Silver Drum në kategorinë e Eventeve për fushatën “Respekto edhe të gjallët, fushatë e krijuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë rrugore e implementuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Te festivali më prestigjoz i reklamave, Cannes Lions, agjencitë që operojnë brenda I&F McCann Grupa kanë arritur të fitojnë çmimet Gold Lion (McCann Skopje në 2009) dhe Bronze Lion (McCann Beograd në 2011).
McCann Zagreb fitoi çmimin më prestigjioz - çmimin X për agjencinë e vitit 2017 në festivalin më të rëndësishëm kombëtar të reklamave në Kroaci, Ditët e Komunikimit (Dani komunikacija).
Në Festivalin e Komunikimit të Integruar ‘Kaktus’, McCann Beograd është përzgjedhur si agjencia e vitit në 2015, 2016 dhe 2017. Agjenica UM Beograd ka fituar Çmimin e Artë për fushatën “Fanta & Yassertain” në kategorinë “Fushata më e mirë për Social Media” në festivalin e 18 “SEMPL” Media Trends. 
Pas ceremonisë së parë të çmimeve Effie zhvilluar në Serbi, çmimet më prestigjoze mbarë botërore të cilat vlerësojnë efektivitetin në komunikimet marketing, numri më i madh i çmimeve i shkoi McCann Beograd dhe UM Beograd, duke e konfirmuar si grupin më efektiv të agjencive në Serbi..
Në vitin 2018, në kuadër të Effie Serbia, McCann Beograd fitoi dy medalje bronzi, ndërsa në Effie Kroaci, UM Zagreb fitoi Çmimin e Madh, dy çmime ari dhe një argjendi me klientin Zagrebačka pivovara.
 
Zbuloni më shumë: